Fillojnë përgatitjet për protestë (Foto)

Përgatitjet për protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe “Thirrja e Nënave” kanë filluar.

Lajme

21/01/2015 22:54

Protesta, të cilën organizatorët e kanë titulluar “Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona!”, që është paralajmëruar të mbahet të shtunën, në orën 12:00, ka bërë që aktivistët e Vetëvendosjes të fillojnë përgatitjen e banerëve të mëdhenj ku shihet logoja e minierës së Trepçës.

Ndërkaq, në eventin e krijuar në Facebook lidhur me këtë protestë, është postuar po ashtu edhe një orar i transportit nga të gjitha komunat e Kosovës, për qytetarët të cilët duan të jenë atë ditë në Prishtinë për të mbështetur këto dy kauza.

Arsyeja e thirrjes së kësaj proteste është kërkimi i shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, i cili kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira, si dhe mbrojtja e pasurisë kombëtare të kompleksit të Trepçës. (Lajmi.net)