Fillojnë bisedimet

Liverpool ka hapur bisedimet me menaxherin e Luis Suarezit me qëllim të arritjes së marrëveshje që do ta bëjë sulmuesin uruguaian, futbollistin më të paguar në histori të klubit, ka njoftuar BBC Sport. Drejtori Ian Ayre u rikthye në Merseyside të martën, pasi kaloi 24 orë në Spanjë, ku zhvilloi bisedime me menaxherin e Suarezit,…

Sport

18/12/2013 09:50

Liverpool ka hapur bisedimet me menaxherin e Luis Suarezit me qëllim të arritjes së marrëveshje që do ta bëjë sulmuesin uruguaian, futbollistin më të paguar në histori të klubit, ka njoftuar BBC Sport.

Drejtori Ian Ayre u rikthye në Merseyside të martën, pasi kaloi 24 orë në Spanjë, ku zhvilloi bisedime me menaxherin e Suarezit, Pere Guardiola.

Pronarët e Liverpoolit e kanë aprovuar ofertën, por mbetet të shihet nëse Suarez, 26-vjeç, do të pranojë vazhdimin e qëndrimit të klub përtej vitit 2016, kur skadon kontrata e tij e tanishme.

Menaxheri Brendan Rodgers deklaroi së fundmi: “Ai është vërtet i lumtur këtu. Ai është duke luajtur me buzëqeshje dhe entuziazëm. I gjithë profili i klubit i përshtatet atij në mënyrë të përkryer. Tifozët e idolizojnë dhe mund ta shihni lidhjen e fortë mes tyre”.

Me kontratën e re, Suarez pritet të paguhet afro 200 mijë funte në javë, dyfishi i marrëveshjes aktuale.

Suarez ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke shënuar 17 gola në Premierligë në vetëm 11 paraqitje.