Filloi turneu më i madh i tenisit në Kosovë

Prej datës 8 deri më 18 Korrik, në terrenet e Klubit të Tenisit Prishtina do të mbahet edicioni i 23-të me radhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open.

Sport

08/07/2015 10:10

Turneu i parë i Prishtina Open është mbajtur me 2 Korrik të vitit 1992 dhe prej atëherë është mbajtur çdo vit, përveç në vitin 1998 ku për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka pasur kushte të zhvillohet.

Turneu si zakonisht mbahet në shumë kategori kurse edhe këtë vit, do të zhvillohet në:

  1. Meshkujt
  2. Çifte meshkuj
  3. Veteranët 35+, 50+ dhe çifte
  4. Juniorët Meshkuj U-12, U-14, U- 18
  5. Juniorët Femra U-12, U-14, U-18 6. Mix

Turneu fillon sot, e mërkurë, në ora 09:30 kur edhe do te mbahen kategoritë U-14 femrat.

Të enjten do të zhvillohen meçet e kategorisë U-14 meshkuj ndërsa për fundjavë duke filluar nga e Premtja, do të fillojnë Veteranët.

Kategoria e cila do të zhvillohet të shtunën para meçeve të veteraneve është ajo e Juniorëve -12 ndërsa të Dielën, Juniorët -12.

Në qoftëse numri i pjesëmarrësve në këtë kategori është i vogël, ka gjasë që meçet e para të këtij turneu të zhvillohen në ditën e njëjtë për të dyja gjinitë.