Filloi spektakli ´MeMotiveTonat´, sot n’Kurriz në ora 12:30 (Foto)

ot më 24 prill në kurriz në orën 12:30 do të prezantohen pjesë të koncertit “Me Motive Tonat”, një spektakël unik që sbën të humbet.

ShowBiz

24/04/2015 12:23

Eshtë zgjedhur kurrizi sepse perfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i të shkuarës së afërt (vitet 90), si dhe për të theksuar mesazhin se jeta dhe kultura zhvillohen kudo jo vetëm në qendër.

Ky koncert ofron mundësinë që të rinjtë, përmes artit dhe kulturës, të njihen dhe të përvetësojnë vlerat e kulturës bashkëkohore kosovare, që i ka rrënjët në kulturën e lashtë të popullit shqiptar, por që zhvillohet përmes transformimit dhe marrëdhënies së hapur e të barabartë me kultura të tjera.

Në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Komunës së Prishtinës janë ftuar nxënës për të cilët performanca konkrete mbetet befasi. Ata do të jenë të lirë të fotografojnë e filmojnë, ndërkaq imazhet që ata do të postojnë në rrjete sociale me hashtagun #MeMotiveTonat do të integrohen në materialet e shumta që do të prodhohen nga ky prezantim. /Telegrafi/lajmi.net

foto 1

foto 2