Fillimi i Ri nënkupton vende pune

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe përfaqsues të bizneseve të komunës së Vushtrrisë. Takimi është mbajtur në fabriken “Binni”, një biznes ky me traditë tridhjetëvjeçare në Komunën e Vushtrrisë.

Lajme

22/05/2017 20:12

I pari i PDK-së ka thënë se shteti duhet të investojë te ndërmarrësit dhe bizneset vendore, si dhe t’i fuqizojë gratë dhe të rinjtë në vendin tonë.

“Ne jemi sot këtu në zemrën e kësaj kompanie, sepse një Fillim i Ri për Kosovën fillon me vende të punës”, u shpreh Veseli. Ai ka thënë se është i lumtur që Haradinaj e ka pranuar ftesën e tij për ta jetësuar së bashku një Fillim të Ri për Kosovën.

“Vetëm imagjinoni sa shumë vende të tjera të punës kemi mundur t’i kemi te Binni ose te kompanitë e ngjashme, nëse qeveria jonë do ishte me e fokusuar në rritjen e vendeve të punës në prodhim dhe nëse do i ndihmonte kompanive të kishin qasje në tregje të reja për eksport të produkteve në Evropë”, ka thënë Veseli.

Në këtë bashkëbisedim Veseli ka prezantuar edhe pjesë të platformes Fillimi i Ri për rininë ku i ka sigiruar të rinjtë për ndërtimin e shpejt të stadiumit për perfaqësuesën e Kosovës.