Figliuolo lavdëron ndihmën e Bullgarisë në KFOR

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo tha sot se KFOR-ri do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it si reagues i tretë në aktivitet e tyre.

Lajme

12/02/2015 17:47

Këto komente komandanti i KFOR-it i bëri gjatë takimit të sotëm me Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev.

Gjenerali Figliuolo diskutoi me Dantchevin për shumë tema që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit në siguri dhe gjendjen shoqërore e ekonomike në Kosovë, transmeton Kosovapress.

Figliuolo falënderoi Dantchevin për profesionalizmin e Forcave të Armatosura të Bullgarisë, për ndihmën dhe përkushtimin e tyre ndaj misionit në Kosovë. Aktualisht, pjesëmarrja e Bullgarisë në KFOR përbëhet nga oficerë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë. (KP)