Fifi paralajmëron tjetër bashkëpunim

Fifi është njëra ndër këngëtaret më aktive të momentit.

ShowBiz

10/05/2022 18:01

Ajo po kujdeset që të sjell projekte muzikore, njëra pas tjetrës, shkruan lajmi.net.

Fifi sërish ka paralajmëruar një projekt të ri, i cili do të jetë bashkëpunim.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo ka lënë ndjekësit e saj të hamendësojnë për këtë bashkëpunim.

“Një pyetje për juve. Fifi ft…? Propozoni ta shoh a po ja qëlloni”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë.

Fifi gjithashtu është mjaft e angazhuar me koncerte ku krahas tyre po punon shumë për projekte muzikore.

Kujtojmë që Fifi së fundmi erdhi me një bashkëpunimin me Gent Fatalin “Pikturë” , këngë e cila deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin e ‘YouTubes’./Lajmi.net/