Fifi dhe Mc Kresha arrijnë një sukses të ri me “Psikopatja jote”

Mc Kresha dhe Fifi gëzojnë një sukses të ri me këngën "Psikopatja jote".

ShowBiz

12/04/2019 22:30

Fifi përmes një postimi në Instagram ka treguar se ka arritur një sukses të ri me këngën “Psikopatja jote”, shkruan lajmi.net.

Kënga e saj me Kreshën ka marrë plot 20 milionë klikime në kanalin YouTube, gjë që gëzoi padyshim edhe vetë artistët.

Për ndryshe, “Akoma” titullohet kënga e re nga Fifi, ndërsa Kresha po shijon suksesin e albumit “USA”. /Lajmi.net/