Fifi dhe Bardhi nisin xhirimet e klipit, me këtë datë lansohet dueti

Fifi ka bashkuar forcat me një artist të ri për këngën e re.

ShowBiz

03/12/2020 21:46

Fifi është emër shumë i suksesshëm i skenës sonë muzikore, e cila numëron edhe shumë bashkëpunime në repertorin e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka vendosur të bashkëpunojë me një artist të ri, Bardhin, për projektin e ri muzikor.

Tashmë, dy artistët tashmë po finalizojnë këngën e re, ata kanë nisur xhirimet e disa skenave të klipit, që pritet të publikohet më 10 dhjetor.

Kujtojmë se Fifi para pak ditësh publikoi baladën “Ninullë dashurie”, me të cilën preku zemrat e shumë të dashuruarve. /Lajmi.net/

YouTube player