FIFA shokon La Ligan

21:01 | 15 Janar 2016

Pas Real Madridit dhe Atletico Madridit, edhe dy klube tjera spanjolle pritet të dënohen nga FIFA.

FIFA vazhdon të hetojë klubet spanjolle, ndërsa dy të fundit që kanë rënë në ‘radar’ janë Valencia dhe Villarreal.

Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar që FIFA po i heton dy klubet për veprime të jashtëligjshme, përcjellë “Lajmi.net”.

Duke qenë në këtë gjendje aspak të favorshme, Federata e Futbollit të Spanjës do ta mbajë një mbledhje të martën e ardhshme, ku do të analizojë situatën e klubeve të përfshira.