FIFA refuzon kërkesën e Chelsea për ‘ngrirjen’ e dënimit

Kërkesa e Chelsea në drejtim të FIFA për tu ‘ngrirë’ dënimi i shqiptuar që ia pamundëson transferimet për dy afatet e ardhshme është hedhur poshtë nga shtëpia më e madhe e futbollit.

Sport

08/03/2019 16:38

Pas dëgjimit të apelit nga FIFA, është vendosur se ky dënim që i është shqiptuar ‘bluve’ nuk do të shtyhet.

Me anë të një komunikate zyrtare, skuadra e Chelsea ka njoftuar se FIFA ka refuzuar të ndryshojë vendimin e marrë më herët, transmeton lajmi.net.

Me të njëjtin dënim ishte përballur edhe Barcelona në vitin 2014, por skuadra nga La Liga bëri apel dhe shtyu dënimin për një vit.

Ata nënshkruan me Luis Suarez, Ivan Rakitic, Jeremy Mathieu, Claudio Bravo dhe Marc Andre ter Stegen, para se vendimi të hynte në fuqi.

Të njëjtin fat nuk e pati skuadra nga Londra, e cila tani do të duhet të llogarisë vetëm në fondin aktual të lojtarëve. /Lajmi.net/