FIFA pyet: A e dini që sa ndeshje Kosova është e pamposhtur?

12:34 | 30 Nentor 2018

Përfaqësuesja e Kosovës po shijon sukseset e arritura së fundi, ku ka siguruar ‘Play Offin’ në Ligën e Kombeve, dhe është vetëm dy ndeshje larg Kampionatit Evropian të vitit 2020.

‘Dardanët’ nën drejtimin e Bernard Challandes kanë shënuar një seri pozitive të rezultateve, duke siguruar vendin e parë në Grupin 3 në Ligën D në Ligën e Kombeve, me 16 gola të shënuara dhe vetëm dy të pranuara.

Suksesi në Ligën e Kombeve ka bërë që Kosova të ngritët për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, ku nga vendi 137, tani në nëntor ka zënë vendin 131.

Kjo ngritje nuk ka kaluar pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, shkruan ‘lajmi.net’.

“45 është numri i vendeve që Kosova është ngritur në Renditjen e FIFA-s në vetëm tetë muaj. Sa ndeshje janë të pamposhtur aktualisht ata?”, pyet FIFA në rrjetet sociale./Lajmi.net/