FIFA publikon renditjen e re: Shqipëria pëson rënie për dallim nga Kosova që po ngritet

FIFA ka publikuar renditjet e reja të kombëtareve botërore.

Sport

07/02/2019 12:39

Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka filluar të bije në renditje.

Shqipëria nuk ka zhvilluar më asnjë ndeshje që nga Liga e Kombeve, andaj kjo ka bërë që të ulen edhe më shumë në renditje, përcjell lajmi.net.

Nga ana tjetër, Kosova ka filluar të ngritet dukshëm, ku aktualisht gjendet në vendin e 130-të.

Me 1372 pikë, Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të duke humbur në këtë mënyrë një tjetër pozicion nga renditja e fundit.

Vijon progresin në klasifikimin e FIFA-s Kosova e cila fito një tjetër pozicion. Me 1113 pikë dardanët renditen në vendin e 130.

Asnjë ndryshim për sa i përket kreut më Belgjikën që renditet në vendin e parë me 1727 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Si rrallë herë, e shkëputur shumë nga ekipet kryesuese, Gjermania pozicionohet në vendin e 16-të ndërsa Italia në vendin e 18-të. /Lajmi.net/