FIFA paguan për Khediran

Real Madrid e humbi mesfushorin Sami Khedira për gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë që pësoi ai gjatë barazimit 1:1 në miqësoren mes Gjermanisë dhe Italisë të premten në San Siro. Mirëpo, sipas Teinteresa.es, gjiganti nga Santiago Bernabeu do të përfitojë më tepër se 2 milionë euro kompensim nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA). Në…

Sport

16/11/2013 21:45

Real Madrid e humbi mesfushorin Sami Khedira për gjashtë muaj pas lëndimit të rëndë që pësoi ai gjatë barazimit 1:1 në miqësoren mes Gjermanisë dhe Italisë të premten në San Siro.

Mirëpo, sipas Teinteresa.es, gjiganti nga Santiago Bernabeu do të përfitojë më tepër se 2 milionë euro kompensim nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA).

Në raste të këtilla, kur një futbollist pëson lëndim të rëndë në paraqitje me skuadrën e tij Kombëtare, FIFA – përgjegjëse për caktimin e datave të miqësoreve – ua kompenson klubeve në një formë mungesën e futbollistit me të holla.

Dhe, në rastin e Khediras, ajo do t’i paguajë Realit rreth 20.548 mijë euro në ditë. Kalkuluar këtë, deri tek rikthimi i tij nga lëndimi, Los Blancos do të përfitojnë më tepër se 2 milionë euro.

Vitin e kaluar, Real Madrid po ashtu mori kompensim nga FIFA pas lëndimit të mbrojtësit Marcelo me Brazilin. Aso kohe, FIFA pasuroi bilancin e gjigantit madrilen me diçka më tepër se një milion euro.