FIFA mund t’ia lejojë simbolet shtetërore Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), shumë shpejtë mund t’ia lejojë Kosovës përdorimin e simboleve shtetërore, shkruan Koha Ditore. Sipas kësaj të fundit, Federata e Futbollit të Kosovës ka indikacione të fuqishme që shumë shpejt FIFA do t’ia heqë të gjitha kufizimet kur Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore në të ardhmen me përfaqësueset…

Sport

13/03/2014 09:00

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), shumë shpejtë mund t’ia lejojë Kosovës përdorimin e simboleve shtetërore, shkruan Koha Ditore.

Sipas kësaj të fundit, Federata e Futbollit të Kosovës ka indikacione të fuqishme që shumë shpejt FIFA do t’ia heqë të gjitha kufizimet kur Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore në të ardhmen me përfaqësueset e shteteve që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008.

Shtëpia e futbollit botëror ia lejoi Përfaqësueses së Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore më 13 janar të këtij viti, por me disa kushtëzime, siç janë mos përdorimi i simboleve shtetërore.

Ditë më parë, FSS u ankua në FIFA se Kosova e ka shkelur këtë marrëveshje, në miqësoren e marsit ndaj Haitit.