FIFA miraton rregullin e ri për ndeshjet e Botërorit 2026
FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026 lojtarët të përfitojnë nga pushime tre-minutëshe për hidratim në secilën pjesë të ndeshjes. Këto ndërprerje do të aplikohen në të gjitha ndeshjet e turneut, pa marrë parasysh temperaturën, motin apo vendin ku zhvillohet sfida. Gjyqtari do ta ndalë lojën në minutën e 22-të të çdo pjese,…
Sport
FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026 lojtarët të përfitojnë nga pushime tre-minutëshe për hidratim në secilën pjesë të ndeshjes. Këto ndërprerje do të aplikohen në të gjitha ndeshjet e turneut, pa marrë parasysh temperaturën, motin apo vendin ku zhvillohet sfida. Gjyqtari do ta ndalë lojën në minutën e 22-të të çdo pjese, duke u dhënë futbollistëve kohë për t’u freskuar dhe hidratuar.
Manolo Zubiria, Drejtor i Turneut për Kupën e Botës 2026 në SHBA, tha se pauzat do të jenë të detyrueshme dhe të barabarta për të gjitha ekipet. Ai sqaroi se nëse në atë moment ka një ndalesë për shkak të ndonjë dëmtimi, vendimi do të merret në koordinim me gjyqtarin për ta menaxhuar situatën.
Ky rregull i ri vjen si pjesë e angazhimit të FIFA-s për mirëqenien e lojtarëve, duke u bazuar në përvojat e turneve të mëparshme, përfshirë Kupën e Botës për Klube të zhvilluar në SHBA verën e kaluar. FIFA synon që gjatë turneut të madh të vitit 2026 në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, lojtarëve t’u ofrohen kushtet më të mira të mundshme.