FIFA miraton planet për të shpëtuar futbollin

FIFA sot do të njoftojë se kanë miratuar planet me të cilat synojnë të shpëtojnë futbollin, pas krizës së madhe që ka shkaktuar COVID-19.

Sport

07/04/2020 16:15

Javën e kaluar Sportmail ka raportuar se një grup pune i organit drejtues të futbollit ka hartuar propozime që merren më çështjen e kontratave dhe transferimeve të lojtarëve.

Një tjetër dokument konfidencial, i parë nga kjo gazetë, përcakton një sërë masash që janë miratuar unanimisht, dhe nga të cilat FIFA pret nivelin e duhur të bashkëpunimit dhe pajtueshmërisë nga federatat anëtare.

Kontratat që është dashur të përfundojnë më 30 qershor, duhet të vazhdohen deri në datën e re të mbarimit të sezonit.

Ndërsa, kontratat që kanë pasur të fillojë nga 1 korriku, shtyhen, dhe do të fillojnë me të nisur sezoni i ri.

Kur një lojtar tashmë ka arritur marrëveshje transferimi me një klub, sezoni i ri i të cilit mund të ketë filluar para se sezoni i klubit të vjetër të mbarojë, përparësi do t’i jepet ish klubit./Lajmi.net/