FIFA me vendim të madh për Botërorin 2022

FIFA ka vendosur të mos vërë në zbatim planet për zgjerimin e Kampionatit Botëror 2022 në 48 ekipe, e ka konfirmuar vetë organi qeverisës i futbollit botëror.

Sport

23/05/2019 09:13

Gjithashtu, është konfirmuar se Botërori do të zhvillohet vetëm në qytetin e Katarit dhe në asnjë vend tjetër në Lindjen e Mesme, siç ishte në planet e mëhershme.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte ndërmend ta rriste numrin e kombeve pjesëmarrëse me 50%, por kjo nuk është e mundur për Botërorin e ardhshëm, përcjell lajmin.et.

Megjithatë, shefi zviceran është detyruar të pranojë se, për shkak të kohës së kufizuar, zgjerimi i garës në një kohë kaq të shkurtër do të ishte shumë i vështirë për t’u arritur.

Siç është vendosur më parë, numri i ekipeve do të rritet në 48 duke filluar nga viti 2026 që do të luhen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. /Lajmi.net/