FIFA me rregull të ri: Zero tolerancë për racizmin

FIFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për të zbehur racizmin në botën e futbollit.

Sport

11/07/2019 22:00

Sezoni i kaluar ishte mjaft problematik në këtë aspekt, me Premierligën dhe Serie A që u përballen më së shumti me problemin e racizmit.

Problemet kryesore erdhën nga tribunat, por shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka marrë një vendim të rëndësishëm për ‘lojtarët racistë’.

Rregulli i ri nga FIFA dënon direkt me 10 lojë lojtarët që shfaqin racizëm, përcjell lajmi.net.

Kurse, për tifozët që kapen duke drejtuar fyerje, gjoba minimale do të jetë 16 mijë funte. /Lajmi.net/