FIFA i zhgënjen serbët

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka mbetur e zhgënjyer me përgjigjen që mori nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) rreth ankesës së saj në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Në fakt, serbët kërkuan nga shtëpia e futbollit botëror që ta tërheq vendimin për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, me…

Sport

13/03/2014 10:00

Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka mbetur e zhgënjyer me përgjigjen që mori nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) rreth ankesës së saj në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Në fakt, serbët kërkuan nga shtëpia e futbollit botëror që ta tërheq vendimin për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, me pretekst se kjo e fundit e ka përdorur stemën e shtetit, edhe pse një gjë të tillë e kishte të ndaluar.

Mirëpo, FIFA kishte bërë me dije se FFK nuk e kishte shkelur marrëveshjen, pasi në fanellat e futbollistëve ishte vendosur vetëm logoja e Federatës kosovare.

“Emblema e Federatës nuk hyn në karakteristikat kombëtare, kështu që Kosova nuk e ka thyer marrëveshjen e nënshkruar”, ka shpjeguar avokati i FSS’së, Nabojsa Ivkovic.

Përkundër kësaj, sekretari gjeneral i FSS’së, Zoran Lakovic ka mbetur i zhgënjyer me vendimin e FIFA’s.

“Jam mjaft i zhgënjyer me faktin se emblema e Federatës nuk konsiderohet një simbol kombëtar, por vetëm himni dhe flamuri. Ne e kemi përkrahur idenë e FIFA’s që t’i konsiderojë të gjithë fëmijët e Evropës të njëjtë dhe t’i lejojë të luajnë futboll, por kjo është përdorur për të krijuar probleme në rajon”, ka deklaruar Lakovic për mediat serbe.

“Kjo është vërtetuar me faktin se ndeshja është zhvilluar në Mitrovicë. Përpos të ashtuquajturës stemë e Kosovës, kemi vërejtur edhe thirrjet e tifozëve kundër popullit dhe shtetit serb. FIFA pretendon ‘zero tolerancë’ me nacionalizëm, shoviniëtm dhe diskriminim racor, kështu që kemi pritur një vendim ndryshe”, ka nënvizuar Lakovic.

Gjithsesi, FSS nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Shtëpia e futbollit serb planifikon të ankohet sërish, duke kërkuar që të kthehet mbrapshtë vendimi për Kosovën.

“Do të kërkojmë nga FIFA të na japë njoftimin zyrtar, të shohim se kush janë ata delegatë dhe zyrtarë për të cilët po bëhet fjalë, se a do të dalë siç kemi thënë ne apo jo. Vendimi është marrë edhe sipas dëshmive të tyre”, vazhdoi ai.

“Ne do të kërkojmë edhe në Komitetin e FSS’së të shqyrtohet përgjigja e FIFA’s, kurse do të konsultohemi edhe me UEFA’n rreth kësaj çështjeje në takimin e ardhshëm të Kongresit në Astana”, përfundoi sekretari i përgjithshëm i FSS’së.