FIFA i aprovon miqësoret e Kosovës
FIFA e ka vërtetuar vendimin e Komitetit të Çështjeve Urgjente, duke i autorizuar Përfaqësuesen e Kosovës dhe klubet kosovare të zhvillojnë ndeshje miqësore edhe në të ardhmen. Vendimi është marrë të premten, në ditën e dytë të mbajtjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Ndërkohë, shtëpia e futbollit botëror ka konsideruar se ndeshja…
Sport
FIFA e ka vërtetuar vendimin e Komitetit të Çështjeve Urgjente, duke i autorizuar Përfaqësuesen e Kosovës dhe klubet kosovare të zhvillojnë ndeshje miqësore edhe në të ardhmen.
Vendimi është marrë të premten, në ditën e dytë të mbajtjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Ndërkohë, shtëpia e futbollit botëror ka konsideruar se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Haitit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe se vendi ynë e kaloi testin e parë, në miqësoren historike, të zhvilluar në Mitrovicë, më 5 mars.
Siç dihet, Komisioni i Çështjeve Urgjente e kishte lejuar Kosovën të zhvillojë miqësore, më 13 janar. Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë ajo e 21 majit ndaj Turqisë.