FIFA fton presidentin Ademi në Botërorin e klubeve

Federeata Ndërkombëtare e Futbollit e ka nderuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin.

Sport

18/01/2022 21:48

Federata Ndërkombëtare e Futbolllit, FIFA ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademi që të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror të klubeve.

Kjo ftesë është në vazhdën e ftesave që presidenti Ademi ka marrë nga FIFA për ngjarje të rëndësishme ndëkombëtare, në të cilat nuk e kanë pasur rastin të jenë të gjithë presidentet e Federatave anëtare të FIFA-së.

Turneu i Kampionatit Botëror të Klubeve zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri më 12 shkurt. /Lajmi.net/