FIFA dënon edhe ekipet e Premierligës?

Klubet nga Premierliga mund të dënohen njësoj si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madridi nga FIFA.

Sport

17/01/2016 08:50

Klubet nga Premierliga mund të përballen me dënime të njejta nga FIFA si ato të La Ligas, lidhur me transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare, raporton Telegraph.

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, ose Angel Sanchez, ka njoftuar se disa skuadra angleze, po hetohen nga FIFA lidhur me parregullsitë në transferimin e lojtarëve nën moshën madhore, edhe pse nuk e ka specifikuar se cilat, përcjell Lajmi.net.

Chelsea ishte dënuar me ndalim të transferimit për dy afate në vitin 2009, mirëpo ky vendim ishte hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Kujtojmë që Realit dhe Atleticos iu ndalua transferimi  i lojtarëve për dy afate, ndërsa një gjë të ngjashme e përjetoi edhe Barcelona paraprakisht.