FIFA bllokon Vidalin

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është në hall para ndeshjes kundër Livornos në Serie A të dielën. Mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Angelo Ogbonna janë të suspenduar kurse Stephan Lichtsteiner ende nuk është rikuperuar nga lëndimi. Në mungesë të tyre, Conte duhet të zbulojë një repart defanziv, të paaktivizuar më parë këtë edicion. Por, për të…

Sport

20/11/2013 21:55

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është në hall para ndeshjes kundër Livornos në Serie A të dielën.

Mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Angelo Ogbonna janë të suspenduar kurse Stephan Lichtsteiner ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.

Në mungesë të tyre, Conte duhet të zbulojë një repart defanziv, të paaktivizuar më parë këtë edicion. Por, për të shtuar telashet për të është përkujdesur një rregull i FIFA-së që rrezikon ta lë edhe mesfushorin Arturo Vidal, jashtë dispozicionit për ndeshjen e së dielës.

Vidal, për shkak të një lëndimi nuk ishte pjesë e skuadrës së Kilit për dy miqësoret e javës së fundit kundër Anglisë dhe Brazilit. Ai tani është rikuperuar.

Por, sipas “rregullës pesëditore”, futbollistët që nuk janë paraqitur me Kombëtaret e tyre, nuk kanë të drejtë të luajnë për skuadrat e tyre për pesë ditë.

Rregull kjo që – nëse konfirmohet – mund të shtojë problemet për Conten, i cili ende është në pritje të rikthimit të mbrojtësit Martin Caceres nga ndeshja e barazhit të Uruguait, dhe shpreson se Andrea Barzagli të tejkalojë dëmtimin që pësoi në barazimin 1:1 mes Italisë dhe Gjermanisë të premten.