Fidan Aliti bën hapin e madh në karrierë, po transferohet te skuadra e njohur evropiane

Fidan Aliti po bënë një hap të madh në karrierën e tij.

Sport

18/12/2018 11:43

Fidan Aliti do të largohet nga Skënderbeu, pasi ka marr një ofertë tejet të majme.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës pritet që në janar të kaloj në Suedi, përcjell “lajmi.net”.

Aliti po kërkohet nga Malmo, AIK-u dhe Norrkoepingu, ndërsa ai duket se ka bërë zgjedhjen e tij.

Mbrojtësi kosovar do të largohet nga Skënderbeu, ndërsa këta të fundit do të fitojnë 500 mijë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/