Fico: Ka ardhur koha që Greqia të përjashtohet nga zona Schengen
Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi se duhet të fillojnë bisedimet që Greqia ta braktisë zonën Schengen.

Bota
Deklarata e Ficos u bë para gazetarëve sllovakë, në aeroplanin në rrugën drejt Brukselit, ku u zhvillua samiti BE-Turqi.
“Besoj se erdhi koha ta përjashtojmë Greqinë nga zona Schengen. Greqia thjeshtë nuk i përket kësaj zone, sepse nuk është e aftë t’i mbrojë kufijtë e Schengenit”, deklaroi Fico.
“Të gjithë në Evropë, në mënyrë jozyrtare, janë të bindur se Greqia nuk i përket zonës Schengen”, theksoi ai.