FIBA Evropa shpërblen FBK-në

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është në mesin e pesë (5) Federatave Nacionale që është shpërblyer nga FIBA Evropa për angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në promovimin dhe vizibilitetin e kampanjës “Her World, Her Rules” (Bota e Saj, Rregullat e Saj” në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program). FBK së bashku me Federatën…

Sport

18/08/2022 16:37

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është në mesin e pesë (5) Federatave Nacionale që është shpërblyer nga FIBA Evropa për angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në promovimin dhe vizibilitetin e kampanjës “Her World, Her Rules” (Bota e Saj, Rregullat e Saj” në kuadër të projektit FIBA Europe Girls Program).

FBK së bashku me Federatën e Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Rumanisë janë shpërblyer me nga 5,000 (pesë mijë) Euro për përkushtimin në kuadër të kampanjës, përderisa për vitin kalendarik Shtator 2022 – Korrik 2023, FBK nga ky projekt do të përfitoj në total 28,000 (njëzetë e tetë mijë) Euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës këtë vit kampanjën Her World, Her Rules do ta zhvillojë në bashkëpunim me klubet e Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Femrave, Ligave U16 dhe U14, si dhe me disa nga shkollat fillore të të gjitha qyteteve të Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në lidhje me shpërblimin nga FIBA Evropa dhe vazhdimin e projektit edhe për një vit për faqen zyrtare të FBK-së ka thënë:

“Prej se FIBA Evropa e ka lansuar projektin FIBA Europe Girls Program dhe kampanjën ‘Her World, Her Rules’ ne kemi qenë ndër Federatat që më së miri dhe më me vullnet e kemi implementuar këtë projekt nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që kanë bërë që vajzat të merren me basketboll, por edhe të qëndrojnë në basketboll. Ne kemi raportuar në FIBA për këtë projekt pas çdo viti kalendarik të tij, si me raporte të punës ashtu edhe me ato financiare, dhe gjithnjë kemi marr lëvdata për punën e bërë si në terren, ashtu edhe në çështje administrative.

Ne jemi shumë të lumtur që së pari do të vazhdojmë me projektin edhe për një vit, dhe së dyti që FIBA Evropa na ka shpërblyer për angazhimin dhe punën e bërë, sepse kjo na motivon edhe më shumë që të vazhdojmë të inkurajojmë vajzat e reja të merren me basketboll”./Lajmi.net/