FIBA Europe Cup: Peja deklasohet nga ekipi gjerman në “Karagaçi”
Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, ka pësuar humbje të thellë në kuadër të stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Peja humbi nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz me rezultat të thellë, 99:63. Për Chemnitzin ishte fitorja e katërt rresht në kuadër të Grupit H. N dërkohë Peja pësoi…
Sport
Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, ka pësuar humbje të thellë në kuadër të stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup.
Të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Peja humbi nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz me rezultat të thellë, 99:63.
Për Chemnitzin ishte fitorja e katërt rresht në kuadër të Grupit H. N
dërkohë Peja pësoi humbjen e dytë. Të dy humbjet i ka nga Chemnitzi, ndërsa ka edhe dy fitore. Ka mposhtur Heroes Den Bosch të Holandës dhe Spojnia Stargard të Polonisë.
Peja e Stargardi kanë bilanc prej dy fitore e dy humbje dhe janë në garë për pozitën e dytë. Pozita e parë në grup tashmë i takon Chemnitzit. Aktualisht Peja është e dyta.