FIA publikon orarin e ri – 8 gara në kalendar, gjithçka fillon në Austri më 5 korrik

FIA ka publikuar kalendarin e ri për sezonin 2020 në Formula 1.

Sport

06/06/2020 19:46

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), FIA ka publikuar orarin për tetë garat e para në sezonin 2020 në Formula 1.

Sa i përket sezonit 2020, gjithçka do të fillojë në pistën e Spielberg, në Austri, më 5 korrik, transmeton lajmi.net.

Sipas rregullave të FIA, duhet të zhvillohen së paku tetë gara në një sezon, për të pasur mundësi që të fitohet titulli i kampionit të botës.

5 dhe 12 korrik do të jenë datat për garat në Austri, kurse pastaj do të vazhdohet në Hungari për garën e 19 korrikut.

Silverstone në Britani do të ketë dy gara radhazi më 2 dhe 9 gusht.

Barcelona dhe Spa do të ndjekin datat e 16 dhe 19 gushtit, pastaj Monza organizon garën e 6 shtatorit.

Australia, Holanda dhe Monako janë vendet që kanë anuluar garat deri më tani. /Lajmi.net/