FIA po heton Hamiltonin – piloti mund të dënohet për maicën që veshi në garën e Toskanës

Lewis Hamilton mund të dënohet nga FIA.

Sport

14/09/2020 16:30

Kampioni në fuqi i Formuala 1, Lewis Hamilton duket se mund të përballet me ndonjë dënim nga FIA.

Gjithçka ka të bëjë me protestën për barazi sociale, të cilën Hamilton e ka bërë para çdo gare këtë edicion, duke u gjunjëzuar.

Por, në garën e Toskanës, piloti pati edhe një maicë, me një mbishkrim që duket të ketë nxitur hetime për shkelje të mundshme të rregullave.

“Arrestoni policin që vrau Breonna Taylor”, shkruhej në maicë, referuar vrasjes së një gruaje në Louisville, Kentucky, në muajin mars.

“Thuaje emrin e saj”, ishte mbishkrimi tjetër në maicë.

Mbetet të shihet nëse këto do të dalin të jenë kundër rregullave dhe piloti britanik i Mercedes të dënohet. /Lajmi.net/