FFK uron gratë për 8 mars: Secila vajzë e grua do ta ketë mundësinë të realizojë potencialin e saj dhe të jetë pjesë sukseseve tona
Federata e Futbollit e Kosovës ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë me rastin e 8 marsit. FFK thotë se “secila vajzë e grua do ta ketë mundësinë të realizojë potencialin e saj dhe të jetë pjesë e pandashme e sukseseve tona”, raporton lajmi.net Më poshtë postimin e…

Sport
Federata e Futbollit e Kosovës ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë me rastin e 8 marsit.
FFK thotë se “secila vajzë e grua do ta ketë mundësinë të realizojë potencialin e saj dhe të jetë pjesë e pandashme e sukseseve tona”, raporton lajmi.net
Më poshtë postimin e plotë të FFK-së për 8 mars:
“Federata e Futbollit e Kosovës përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas
Ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis ku secila vajzë e grua do ta ketë mundësinë të realizojë potencialin e saj dhe të jetë pjesë e pandashme e sukseseve tona.
Barazia gjinore nuk është vetëm një ideal, por një domosdoshmëri për një shoqëri dhe sport të shëndetshëm. Prandaj, ne do të vazhdojmë të nxisim vajzat dhe gratë që ta ndjekin pasionin e tyre për futbollin. Urime dhe suksese”, thuhet në njoftimin e FFK-së.