FFK merr vendim, xhiroja e ardhshme luhet në një orar të pazakontë

19:57 | 11 Maj 2019

Ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.

Të mërkurën do të luhen katër ndeshje mjaft interesante, si në garën për titull, ashtu edhe në atë për t’iu shmangur barazhit, e ku pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi do të jetë mikpritës i Feronikelit, përcjell lajmi.net.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Drenicës e Ballkanit, që kanë pikë të barabarta në tabelë, 39 sosh.

Superliga – Java e 32-të

E mërkurë, 15.05.2019 ora 16.00

Prishtina – Trepça ‘89
Llapi – Feronikeli
Drita – Flamurtari
Drenica – Ballkani

E enjte, 16.05.2019 ora 16.00

Gjilani – Liria
KEK-u – Ferizaj. /Lajmi.net/