FFK merr pjesë në video-konferencën e UEFA-së

Pak më parë ka filluar video-konferenca online e UEFA-s me 55 anëtarët e shoqatës së futbollit evropian.

Sport

01/04/2020 14:33

Kjo konferencë është duke u drejtuar nga sekretari i UEFA-s, Teodor Teodoridisi, i cili se bashku me 55 sekretarët e federatave të shteteve të Evropës po diskutojnë për futbollin pas koroanvirusit.

Në këtë video-konferencë do të merren vendime se kur do të ftillojnë kampionatet të cilat janë pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë botërore të quajtur koronavirus, si dhe pritet të vendoset rreth afatit kalimtar si dhe për kontratat e futbollistëve.

Në këtë konference online po merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu se bashku me kryetarin Agim Ademin. /Lajmi.net/