FFK me ndihma simbolike për Ipko Superligën dhe Ligën e Parë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar në faqen e sajë se do të shpërndajë ndihma simbolike për Ipko Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë.

Sport

22/10/2018 17:07

FFK do të dhurojë topa për të dy kategoritë e futbollit kosovar, përcjell lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të FFK:

22 tetor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës me qëllim të mbështetjes së klubeve të futbollit, nesër, më 23 tetor, do të shpërndajë topa profesional për klubet e Ipko Superligës dhe të Ligës së Parë. Ndërsa, do të vazhdojë të mbështesë edhe klubet e Ligës së dytë dhe grup-moshat e reja.
Kështu që nesër më 23 tetor në orën 11.00 do të shpërndahen nga 10 (dhjetë) topa për skuadrat e Ipko Superligës dhe në orën 12.00 nga 5 (pesë) topa për klubet e Ligës së Parë.
Luten përfaqësuesit e klubeve që të vijnë në lokalet e FFK-së për t’i marrë topat sipas këtij orari të lartëcekur. /Lajmi.net/