FFK-FIFA, vendimi më 5 dhjetor

Takimi ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), atyre të Serbisë (FSS) dhe presidentit të FIFA-së, Sep Blatter nuk ka sjellë ndonjë risi për futbollin në vendin tonë. Megjithatë, drejtuesit e futbollit kosovar janë shprehur të kënaqur nga ky takim, kurse kanë bërë të ditur se një takim i ri pritet të mbahet…

Sport

29/10/2013 12:43

Takimi ndërmjet krerëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), atyre të Serbisë (FSS) dhe presidentit të FIFA-së, Sep Blatter nuk ka sjellë ndonjë risi për futbollin në vendin tonë.

Megjithatë, drejtuesit e futbollit kosovar janë shprehur të kënaqur nga ky takim, kurse kanë bërë të ditur se një takim i ri pritet të mbahet edhe me 28 nëntor, para vendimit përfundimtar të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së me 5 dhjetor.

“Takimi ka rrjedhë në frymë shumë konstruktive dhe mirëkuptimi. Është biseduar për problemet e futbollit në rajon. Delegacioni i FFK-së është i ndarë i kënaqur me këtë takim, ndërkohë që do të ketë edhe një takim më 28 nëntor, ndërsa KE i FIFA-s pritet që në mbledhjen e 5 dhjetorit të debatojë dhe të marrë vendim për kërkesat e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Krerët e FFS-s kanë bërë kërkesë që komuniteti serb që jeton në Kosovë të integrohet në futboll, me çka krerët e FFK-së u kanë sqaruar se tashmë ka skuadra nga komuniteti serb që janë pjesë e futbollit të Kosovës. Delegacioni shpreson dhe beson se më në fund FIFA do të marrë vendime pozitive për çështjet e Kosovës”, vazhdon njoftimi.