Fetahu dhe Dushku ftohen në Kongresin e FIBA-së me 3 qershor

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit ka ftuar zyrtarët e FBK-së, Arben Fetahun dhe Elvira dushkun në Kongresin e dytë me 3 qershor 2021.

Sport

28/02/2021 14:14

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në të gjithë botën, dhe sipas dispozitave të veçanta ligjore për takimet e organizatave zvicerane gjatë kësaj periudhe, Kongresi i FIBA-s do të mbahet ‘online’”, ka njoftuar FIBA.

Në këtë Kongres janë ftuar t’i bashkohen edhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, të cilët do të shpalosin vështirësitë që janë ballafaquar gjatë periudhës së pandemisë, por gjithashtu edhe punën që kanë bërë dhe planet për të ardhmen.

Pas Kongresit të FIBA-s të mbajtur në gusht 2019 në Kinë, kur Kosova për herë të parë u përfaqësua që nga pranimi në FIBA nga Sekretarja e Përgjithshme, Kongresi Afatmesëm FIBA 2021 synon të mbajë të informuar Federatat Nacionale mbi përparimin që po bën FIBA për të gjitha objektivat e saj dhe të sigurojë informacion dhe njohuri të dobishme mbi shtyllat thelbësore të punës së FIBA-s./Lajmi.net/