“Festoni rugovistë, dorë e zgjatur vrastare”, reagon vëllau i Qerim Kelmendit që u vra sot në Pejë
Ibrahim Kelmendi, vëllau i Qerim Kelmendit që sot u gjet i vrarë në Zahaq të Pejës, ka reaguar për aktin makabër që sot tronditi Kosovën.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur “Rugovistët” pacifistë, të cilët i ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë.
Madje të njëjtit edhe i ka mallkuar.
Postimi i tij në Facebook:
Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë!
Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!
***
Ne foto: Heronjt Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, dhe tashme edhe i lavdishmi Qerim Kelmendi… /Lajmi.net/