Feston Vushtrria, kampioni është Llamkosi

Llamkos Kosova e ka festuar titullin e kampionit, të parin në histori, me një spektakël të jashtëzakonshëm, të organizuar në stadimin “Ferki Aliu”. Sot, krejt Vushtrria është në festë. 

Sport

01/06/2014 18:59

Krejt Vushtrria është në festë. Vushtrriasit kanë arsye të fortë për t’u gëzuar, pasi Llamkos Kosova e festoi sot titullin e parë të kampionit të Kosovës në histori të vetë.

Bardh e kaltrit kanë dominuar gjatë tërë sezonit dhe e fituan titullin me plot meritë, edhe pse nuk e zhvilluan ndeshjen e fundit të kampionatit, pasi Prishtina vendosi të mos udhëtonte fare drejt Vushtrrisë.

Mijëra tifozë e mbushën stadiumin dhe krijuan atmosferë fantastike, ndërsa nuk mungoi as koreografia mbresëlënëse.

Në fund, futbollistët e morën trofeun dhe festa në Vushtrri do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.