Festoi ditëlindjen krah të dashurit të ri, Kourtney sjell foto të papublikuara më parë

Kourtney ka ndarë fotografi të reja nga festa e ditëlindjes.

ShowBiz

21/04/2021 12:17

Kourtney Kardashian ka pak muaj që ka zyrtarizuar lidhjen me Travis Baker, me të cilin tashmë është e pandarë kudo, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, tri ditë më parë festoi ditëlindjen teksa mbushi plot 42 vjet jetë dhe festoi pranë më të dashurve të saj.

Kjo ditëlindje e gjeti Kourtneyn pranë të dashurit të ri, i cili e befasoi atë në mënyrën më të mirë.

Ajo ka publikuar fotografi të shumta, në të cilat tregon buqetat e mëdha me trëndafila që i kishte marrë dhuratë nga partneri.

Nuk munguan miqtë, ëmbëlsirat, mesazhet e dhurata të shumta në këtë ditë të veçantë për Kourtneyn.

Ndryshe, ajo kishte zgjedhur që të festonte në oborrin e rezidencës së saj, ndërsa brenda ishte dekoruar me trëndafila të bardhë. /Lajmi.net/