Festivali (unik) i flokëkuqve
Në Irlandë, në County Cork, po zhvillohet festivali treditorë i njerëzve me flokë të kuqe.

Lajme
Festivali Irlandez i Kryekuqve, ide e vëllait dhe motrës, Joleen dhe Denis Cronin, përveç manifestimeve të ndryshme do të përfshijë edhe përzgjedhjen e mbretit dhe mbretëreshës së këtij festivali.
Çmim do të merr edhe femra me vetullat e kuqe më të bukura, si dhe mashkulli me mjekrrën e kuqe më të mirë.
Njerëzit me flokë të kuqe janë të rrallë.
Sipas BBC-së as dy përqind e popullsisë së botës nuk i kanë flokët me ngjyrë të kuqe, natyrale.
Përqindja më e lartë e kokëkuqve natyral në botë jetojnë në Skoci, me 13%, ndërsa Irlanda vjen e dyta me 10%.