Festivali Olimpik: Tenistët kosovarë mbyllin garat në çift

Festivali Olimpik Evropian për të Rinj, po vazhdon edhe sot me organizimin e garave, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Sport

22/07/2019 16:15

Njësoj sikur dje, tenistët kosovarë garuan edhe sot në këtë festival, por sot ata garuan në çifte, shkruan lajmi.net.

Melos Nallbani dhe Fresk Sylhasi ishin dyshja që garuan në konkurrencën e meshkujve, duke u mposhtur nga çifti spanjoll, Rodenas – Merida, me rezultatin 2:0 në sete.

Në kategorinë e femrave, ishin tenistet Vesa Gjinaj dhe Forta Morina, të cilat u mposhtën nga çifti suedez Mitterger – Johansson, po me rezultatin e njëjtë.

Të katër tenistët u mposhtën edhe dje në garat individuale, por ata kanë fituar një përvojë të mirë nga ky festival. /Lajmi.net/