Festivali i njohur në Meksikë la 43 të lënduar

“Eksplodimet me çekiç” lanë 43 të lënduar në Meksikë.

Bota

06/03/2020 14:05

Një numër i madh i njerëzve janë lënduar nga “eksplodimet me çekiç” në festivalin e Meksikës. Eventi, i cili realizohet çdo vit të muajit Shkurt, përfshinë shumë njerëz që godasin një përzierje sulfuri dhe kolrat, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Ata godasin çekiçët e tyre në trarët hekurudhorë, duke e bërë substancën të eksplodojë duke shkaktuar re masive apo edhe tym.

Këtë vit, një burrë lëndoi këmbën e tij. Të tjerët u lënduan më pakë, por numri i të lënduarve ishte mjaft i madh.

Qyteti i vogël i San Juan de la Vega është shumë i famshëm për këtë festival, i cili i dedikohet Shën Gjon pagëzuesit.

Bazuar në legjendë, emëruesi i qytetit San Juan de la Vega ishte viktimë e banditëve të cilët vodhën arin e tij.

Shën Gjon pagëzuesi e ndihmoi atë të rikthehej përsëri dhe të bëhej një ‘Robin Hood’ Meksikan. Këtë vit rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festival duke përfshirë edhe spektatorët.

Rreth 100 oficerë të policisë ishin prezent në festival, gjithashtu edhe ambulanca në rast emergjence. /Lajmi.net/