Festival golash në ‘La Ceramica’, Barcelona mposht Villarreal
Barcelona ka fituar ndeshjen e xhiros së tretë në La Liga. ‘Blaugrana’ fituan pas një festivali golash 4:3 ndaj Villarreal, shkruan lajmi.net. Ndeshja më mirë nisi për Barçën, duke shënuar dy herë brenda tre minutash. Fillimisht realizoi Gavi, në minutën e 12’, më pas De Jong në të 15’-tën. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan, duke…
Sport
Barcelona ka fituar ndeshjen e xhiros së tretë në La Liga.
‘Blaugrana’ fituan pas një festivali golash 4:3 ndaj Villarreal, shkruan lajmi.net.
Ndeshja më mirë nisi për Barçën, duke shënuar dy herë brenda tre minutash.
Fillimisht realizoi Gavi, në minutën e 12’, më pas De Jong në të 15’-tën.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan, duke barazuar në pjesën e parë.
Në minutën e 26’ shënoi Foyth, më pas në të 40’-tën Sorloth barazoi shifrat.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, me dy ekipet që kërkonin fitore.
Villarreal gjeti golin e epërsisë, pasi shënuan në minutën e 50’ me Baena.
Kurse, Barcelona ishte ajo që këtë herë nuk u dorëzua dhe morën frenat e ndeshjes.
Fran Torres barazoi rezultatin, në minutën e 68’.
Kurse ndeshjen e riktheu në favor të tyre, Robert Lewandowski, polaku shënoi në minutën e 71’.
Pas kësaj ‘drame’ Barcelona mban vendin e tretë me shtatë pikë, Villarreal atë të 13-tin me tre pikë./Lajmi.net/