Festim Beqiri mbetet pa medalje në Baku

Festim Beqiri nuk ka arritur të fitojë medalje në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që po mbahet në Baku.

Sport

25/07/2019 12:10

Xhudisti kosovar mbylli garat e xhudos në këtë Festival, me një fitore dhe dy humbje.

Beqiri fillimisht mposhti estonezin Randel Pasteel, në raundin e parë në kategorinë -66 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Por në raundin e dytë ai u mposht nga rusi Saikhan Shabikhanov, megjithatë mbeti në garë për medalje e bronztë.

Në repesazh, xhudisti i talentuar u mund nga azeri Matin Rzazade, duke mbetur pa medalje. /Lajmi.net/