Festë e çmendur nga Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli i ka ftuar të gjithë fansat e tij në Facebook, në një kokteil në shtëpinë e tij, në fund të gushtit.

ShowBiz

02/02/2016 03:56

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka arritur numrin e 350 mijë fansave në faqen e tij në Facebook. Për këtë, ai ka vendosur t’ju bëjë të gjithë fansave ftesën më të çuditshme, gati gati e çmendur. Ai i ka ftuar për kokteil gjatë verës në shtëpinë e tij. E kjo ka edhe një arsye tjetër, ditëlindjen e tij!

Në një status në Facebook, Pacolli shkruan: “Të dashur miq, Po e shoh se sonte kam kaluar numrin e 350.000 fansave në Facebook. Ne kemi ndarë shumë diskutime midis nesh.

Kemi debatuar për gjërat që na lidhin, e së tepërmi: Mirëqenia e bashkatdhetarëve tanë. Unë ju falenderoj shumë për debatin tonë, pavarësisht si ka qenë ai, sintonues apo kundërshtues, për mua ka qenë shumë frymëzues.

Edhe unë gaboj, por komentet tuaja kanë ndikuar që gabimet e mia të jenë të limituara. Edhe diçka ju duhet ta dini: Ju jeni të rëndësishëm për mua. Ne kemi qëndruar së bashku tërë kohën!

Prandaj, unë kam një dëshirë: t’ju ftoj në shtëpinë time për një kokteil gjatë kësaj vere. Pse jo çdo ditë të javës së fundit të gushtit, kur është dhe jubileu i ditëlindjes sime”./ballkanweb