Festat e Nëntorit, Taulant Balla viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Hagë. Balla njoftoi se për festat e Nëntorit zgjodhi të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden  në Hagë. Balla publikoi një video-incizim nga Haga, ndërsa vizitën e tij tek krerët e…

Lajme

29/11/2022 09:29

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në Hagë.

Balla njoftoi se për festat e Nëntorit zgjodhi të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjenden  në Hagë.

Balla publikoi një video-incizim nga Haga, ndërsa vizitën e tij tek krerët e UÇK-së i njëjti e kishte paralajmëruar edhe gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri./Lajmi.net/