Festat e futbollistëve në dedikim të George Floyd, FIFA ia lë në dorë kampionateve të vendosin me ‘sens të përbashkët’

FIFA u ka kërkuar organizatorëve të ligave të përdorin "sens të përbashkët" kur të mendojnë nëse do të ndëshkojnë lojtarët për protestën kundër vrasjes së George Floyd gjatë ndeshjeve.

Sport

02/06/2020 10:12

FA gjermane (DFB) thotë se po shqyrton sanksionet ndaj lojtarëve pasi disa festuan në dedikim të Floyd këtë fundjavë.

Lojtarët e bën këtë pasi Floyd, i cili ishte i zi, vdiq në Minneapolis pasi një oficer policie i bardhë i vuri këmbën në qafë, megjithë paralajmërimin e Floyd që ai nuk mund të merrte frymë, përcjell lajmi.net.

FIFA i tha Associated Press: “FIFA e kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave dhe shqetësimet e shprehura nga shumë futbollistë në dritën e rrethanave tragjike të çështjes George Floyd”.

“Zbatimi i ligjeve të lojës… është lënë për organizatorët e garave, të cilët duhet të përdorin sens të përbashkët dhe të marrin në konsideratë kontekstin që rrethon ngjarjet”.

Kësisoj, organti më i lartë i futbollit kërkon nga kampionatet përkatëse të vendoet nëse duhet apo nuk duhet të ndëshkohen futbollistët që festojnë në përkrahje të protestave masive në SHBA. /Lajmi.net/