Festa e ‘çmendur’ e beqarisë së ishit të Getit, aty edhe dy këngëtare të njohura

Pas Getit, edhe ish e dashura e tij, Hana Shehu po i jep fund beqarisë.

ShowBiz

10/11/2017 22:13

Vetëm dy muaj pas dasmës madhështore të Getoar Selimit me Marina Vjollcën, edhe  ish e dashura e Getit kurorëzohet me Shkumbin Nokën, shkruan lajmi.net.

Miket e saj ia kanë organizuar Hanës të ashtuquajturën “Nata e beqarisë”, një festë kjo me vallëzime të “çmendura” dhe veshjet nga fustanet provokuese deri në bikini.

Nga imazhet që po qarkullojnë në rrjete socaile, shihet se në festën e beqarisë së ish të dashurës së Getit ishin të pranishme edhe dy këngëtaret e njohura, Genta Ismaili dhe Kida.

Në një video që Genta ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram shihen një grup vajzash të veshura tejet provokuese, kurse Genta dëgjohet në prapavijë teksa këndonte. /Lajmi.net/ 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on