Festa e brazilianëve për golin e Luizit

Përveç stadiumit, ndeshja mes Brazilit dhe Kilit është duke u ndjekur nga një numër i madh i tifozëve edhe në plazhin e famshëm Copacabana. Shikoni festën e tyre për golin e David Luizit.

Sport

28/06/2014 20:03

David Luiz kaloi Brazilin përkohësisht në epërsi në duelin e parë të fazës eliminatore të Kampionatit botëror kundër Kilit.

Por, përveç atmosferës së zjarrtë brenda në stadium, ethet e ndeshjes janë prezente edhe në plazhin e famshëm në Copacabana ku një numër i madh i tifozëve brazilianë janë duke ndjekur duelin me Kilin.

Gazetari i Sky Sport, Gianluca di Marzio ka publikuar një xhirim të festës së brazilianëve pas golit të Luizit.

Por, për t’i heshtur ata u përkujdes Alexis Sanchez i cili barazoi rezultatin për Kilin duke dërguar skuadrat në pushim.