Ferrari këmbëngul në strategjitë tij, përkundër dështimeve në garat e fundit

Mattia Binotto iu është përgjigjur zërave se Ferrari ka nevojë për ndryshim strategjie, pas gabimeve të shumta që patën gjatë garave të fundit në Formula 1. Drejtori i kësaj skuadreje del kundër këtyre pretendimeve, duke thënë rezultatet e fundit nuk sugjerojnë ndonjë ndërhyrje të veçantë në këtë drejtim. “Nuk është çështje fati, por gjithashtu nuk…

Sport

16/08/2022 15:29

Mattia Binotto iu është përgjigjur zërave se Ferrari ka nevojë për ndryshim strategjie, pas gabimeve të shumta që patën gjatë garave të fundit në Formula 1.

Drejtori i kësaj skuadreje del kundër këtyre pretendimeve, duke thënë rezultatet e fundit nuk sugjerojnë ndonjë ndërhyrje të veçantë në këtë drejtim.

“Nuk është çështje fati, por gjithashtu nuk është se ka nevojë për ndonjë ndërhyrje”, tha fillimisht ai.

“Është gjithmonë një çështje e mësimit, krijimit të përvojës, ndërtimit të aftësive. Sigurisht, duhet të shikohet gjithçka, duhet të kuptohen arsyet pse nuk shkon diçka, por aktualisht nuk ka arsye pse të ndryshojmë”, përfundoi Binotto.

Leclerc aktualisht është 80 pikë më pak sesa Max Verstappen që kryeson kampionatin. /Lajmi.net/